Bregu i trishtuar: Të na mundin me futboll, jo me arbitër!

Ishte sërish fantastik, një mrekulli për ta parë, një fat për Superioren, jo vetëm për Luftëtarin. Dejvi Bregu shënoi dje, goditi një shtyllë me një gjuajtje spektakolare, zhvilloi ’90 minuta të shkëlqyera, por në fund ishte i dëshpëruar, si gjithë shokët e tij. Donte të mundej në fushë, si burrat, pa ndikimin e një arbitri që nuk i përket Superiores, ku Bregu dhe të tjerë japin gjithçka çdo javë, por çdo javë e më shumë u venitet dëshira për të qëndruar në Shqipëri. Dha gjithçka, ashtu si shokët e tij, shënoi një gol e goditi një shtyllë, por në fund doli i mundur nga fusha, por jo dhe aq për meritë të kundërshtarit, sesa të një arbitri të pacipë. Pas ndeshjes vlonjati ishte i dëshpëruar, aq sa për “Sport Ekspres” flet shkurt, por i thotë të gjitha: “A e patë çfarë arbitrimi, çfarë të bëjmë më shumë? A ia vlen kështu? E kam thënë në një intervistë për ju, muaj më parë, që nuk po na lënë të luajmë futboll. Ne duam të luajmë futboll, kaq, të humbasim me futboll në fushë, por jo kështu. Nuk e di çfarë kanë me ne, nuk e kuptoj, por nuk na duan në Superiore dhe këtë e kemi kuptuar tashmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *