Braziliani nuk bën “shpikje” me formacionin, afrimet e janarit nga stoli

0

Luajnë pak a shumë të gjithë titullarët e ndeshjeve në Turqi. Pritet deri në sekondën e fundit për ndonjë ndryshim në formacion

Do të luajnë të gjithë lojtarët të cilët kanë qenë titullarë në ndeshjet e fundit. Duke filluar që nga mbrojtja e me radhë, të gjithë futbollistët që janë aktivizuar së fundmi do të jenë sot në fushën e lojës. Dyshime ka në disa pozicione dhe në faktin nëse do të jenë apo jo afrikanët në fushë. Gjithsesi, duke llogaritur çdo mundësi, mund të themi që formacioni nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh.

Kështu në portë do të jetë i zakonshmi Ilion Lika. Në mbrojtje, dihet mungesa e Albi Dokës dhe në krahun e djathtë do të luajë Kërçiku.

Në qendër të mbrojtjes, luan dyshja Turtulli-Cake me këtë të fundit që mund t’i lërë vendin Muhamedit, gjithmonë nëse vendos Ze Maria.

Në mesfushë, gjërat janë edhe më të thjeshta me Sentamun e Grecën nga krahët si mesfushorë dhe sulmues të fshehur. Në qendër Daja do të jetë së bashku me Karabecin e Mauexhen, e ndoshta Mugunën në vend të ugandezit.

Në sulm, i vetëm Majkëll Ngo. Gjithsesi, mund të ndodhë, që Ze Maria të lërë në stol Ngonë, të aktivizojë Çelhakën majtas dhe të kalojë Grecën në sulm. Po kështu është mësuar se drejtuesit e skuadrës, dje kanë inkurajuar ekipin para një ndeshje kaq të rëndësishme siç është ajo e sotmja me Kukësin.

Formacioni i mundshëm i Tiranës

Lika – Kërçiku, Turtulli, Cake, Hoxhallari – Sentamu, Daja, Mauexhe  – Karabeci, Greca – Ngo

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.