Duro nuk rrezikon me Muarem, sërish formacion shumë sulmues

Trajneri i Flamurtarit: Kjo ndeshje ndryshon shumë nga ajo e kampionatit. Do të isha i kënaqur po të mos merrnim gol në fushën tonë

Elton Nika

Vetëm pak ditë pas asaj fitoreje drithëruese në kampionat, Flamurtari pret sërish Partizanin në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Si të premten që shkoi, edhe sot pritet një stadium i mbushur nga tifozët në Vlorë, ashtu siç pritet një tjetër fitore e Flamurtarit për t’i hapur rrugën kualifikimit për në gjysmëfinale. Trajneri Duro, një ditë para ndeshjes ka kërkuar kujdes maksimal nga ekipi i tij, duke ditur që Kupa ka  specifikën e saj: “Kupa është ndryshe nga kampionati, pasi objektivi vendoset në dy ndeshje. Për këtë duhet kujdes maksimal, sepse ne synojmë të kualifikohemi. Kupa është një objektiv jo vetëm për Flamurtarin, por për të gjithë ekipet. Kanë mbetur 8 dhe të gjithë e duan. Të shohim, ne kemi një përballje shumë të ekuilibruar dhe që ka vështirësi brenda saj. Kemi luksin që jemi në garë në të dy kompeticionet, pasi jemi në vend të dytë në kampionat, por luftojmë edhe në Kupë. Besoj se kualifikimi nuk do të vendoset në Vlorë, por do të jetë i hapur deri në fund. Pra, nuk vendoset gjithçka në ndeshjen e parë. Ne do të luftojmë fort në të dy kompeticionet”, – tha së pari trajneri Duro.

GJENDJA – “Kemi shumë pak ndryshime nga pjesa e parë e sezonit. Aktivizuam dy afrimet e reja në pjesën e dytë të ndeshjes me Partizanin. Kemi bërë pak ndryshime në merkato, krahasuar me skuadrat e tjera, duke parë që kemi zhvilluar një pjesë të parë të sezonit mjaft të mirë. Mungoi Muarem për shkak dëmtimi dhe do të shohim për formacionin që do të hedhim nesër në fushë nga minuta e parë. Muarem nuk do të jetë gati as këtë javë, pasi vijon periudhën e rehabilitimit. Nuk mund të rrezikojmë me lojtarin, pasi e duam në dispozicion të skuadrës në 100% të mundësive të tij.”

PARTIZANI – “Kupa është ndryshe dhe do të isha i kënaqur të mos pësonim gol në ndeshjen këtu në Vlorë, kjo është shumë e rëndësishme kur luhet me vajtje-ardhje. Nëse nuk pëson gol në fushë tënde, shkon në ndeshjen e kthimit më i qetë dhe me më shumë mundësi kualifikimi”, – theksoi në fund të prononcimit për ndeshjen e sotme trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro.

Me të njëjtin rreshtim edhe sot

Flamurtari pritet të luajë me të njëjtin formacion si në ndeshjen e kampionatit edhe sot ndaj Partizanit. Do të mungojë sërish mesfushori Muarem, siç e ka pohuar vetë trajneri Duro, pasi nuk është ende gati. Të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm për këtë ndeshje, por stafi teknik duket se do t’i besojë të njëjtit 11-sh si disa ditë më parë.

Formacioni i mundshëm i Flamurtarit

Nurkoviç – Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta –  Sidibe, Useini, Zhufo – Hoxhaj, Bushiç, Alvesh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online