“Brazili është arsyeja pse njerëzit duan futbollin“, Alliu: Nuk ia marrin frymën atij që është më i dobët

Brazili ka mposhtur Korenë e Jugut me rezultatin e thellë 4-1 dhe kanë siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Botës. Ilirjan Alliu është shprehur në emisionin “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“ se Brazili është arsyeja përse njerëzit e duan futbollin. Më tej ai ka komentuar rënien e ritmit në pjesën e dytë si një dëshirë të brazilianëve për të mos turpëruar më tepër kundërshtarin.

“Brazili është arsyeja pse njerëzit e duan futbollin kaq shumë. Në ndeshjen e sotme ishte me dy panorama. Një pjesë të parë, kur ishte Brazili me uri, me etje, koreografikisht i shkëlqyer në punimin e topit, në vertikalizimin e topit, në harmoni, në cilësi, në elegancë. Pjesa e dytë e ndeshjes ishte një panoramë tjetër, që hynë rezervat e trajnerit për të mbajtur ekipin më të freskët. Por edhe një lloj karakteri që brazilianët e kanë, nuk ia marrin frymën atij që e shohin të dobët. Ajo që është më e bukura te Brazili është se po vjen nga dita në ditë duke përmirësuar cilësinë gradualisht“, është shprehur Ilirjan Alliu/Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online