VIDEO/ Brazili e kishte si stërvitje para Kroacisë, koreanët shijuan kërcime falas nga brazilianët

Brazili shkon i palodhur në çerekfinale. Koreja e Jugut ishte si një stërvitje përpara sfidës me Kroacinë për seleçaon. Ndeshja u vulos që në pjesën e parë, kur Brazili shënoi 4 gola me anë të Vinicius (7‘), Neymar (13‘ p.), Richarlison (29‘) dhe Paqueta (36‘).

Si ngushëllim brazilianët i kanë ofruar leksione kërcimi falas. Pas çdo goli të shënuar kishte festë nga amerikano-jugorët, të cilët në grup kanë kryer koreografi kërcimesh braziliane. Me një rezltat të tillë në pjesën e parë, fraksioni i dytë i lojës e gjen të pamotivuar Brazilin, i cili duket se po kursente energjitë për ndeshjen e radhës kundër Kroacisë. Koreja e Jugut u përpoq të ngushtonte sa më shumë diferencat, por në fund shënoi vetëm një gol, i cili ishte spektakolar nga mënyra e ekzekutimit dhe mban si autor Paik Seung-ho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online