“Trajneri i Koresë nuk i ka bërë mirë llogaritë”, batuta e Carës pas humbjes ndaj Brazilit: Më mirë të mos kalonin grupin

Ilirjan Cara ka lartësuar së tepërmi ekipin e Brazilit. Ish-futbollisti ishte i ftuar në emisionin “Botërori Katar 2022”, ku ka thënë batutën se ndoshta Koreja e Jugut do të ishte më mirë të mos kishte kaluar grupin, duke marrë shkas nga rezultati i sotëm 4-1.

“Mendoj se trajneri i Koresë së Jugut nuk i ka bërë mirë llogaritë se do ishte shumë më mirë sikur të mos kishte dalë fare në këtë përballje dhe të kishte dalë një ekip tjetër që aksidentalisht u skualifikua. Brazili nuk është ekip pragmatist. Është i vetmi ekip që luan futboll që nga minuta e parë deri në minutën e fundit të lojës. Por duhet thënë që pjesën e dytë u tregua pak tolerant. Të gjithë ekipet që janë në garë duhet t’i tremben Brazilit“, ka thënë Ilirjan Cara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online