“Gjermania luajti shumë mirë me Japoninë“, Dosti tregon si përjetohet Kombëtarja e “pancerave“: Tifozëve gjermanë u është kthyer besimi

Albi Dosti ka dhënë një intervistë për emisionin “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News“. Ish-futbollisti i Teutës jeton në Gjermani, nga ku tregon edhe mënyrën se si po përjetohet ky Kampionat Botëror. Dosti shprehet se tifozëve gjermanë u është kthyer besimi te Kombëtarja, ndërsa shton se loja e zhvilluar ndaj Japonisë nuk ishte e keqe, pavarësisht rezultatit.

“E kam ndjekur Botërorin. Pothuajse 90% të ndeshjeve i kam parë. Surpriza, sikundër e dini edhe ju, Gjermania dhe Argjentina kanë pasur një start jo shumë pozitiv. Sidomos humbja e Argjentinës kundër Arabisë Saudite dhe humbja e Gjermanisë kundër Japonisë. Por këtu në Gjermani besoj se është kthyer ai besimi te tifozë, te qytetarët gjermanë, pasi e shohim me pozitivitet ndeshjen e sotme. Kanë vetëm komente pozitive kundrejt ndeshjes së sotme.

Prisja një fitore nga ana e Gjermanisë. Nuk është se luajti keq. Luajti shumë-shumë mirë, flas për ndeshjen e parë kundrejt Japonisë. Ka bërë një pjesë të parë shumë të mirë, duke menaxhuar gjithë kohës topin, duke menaxhuar gjithë kohës rezultatin. Nuk e di si shkoi ajo pjesë e dytë. Lëshuan pak terren për Japoninë dhe ato minutat e fundit nuk kishte më Gjermani në fushë”, është shprehur Albi Dosti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online