Në futbollin modern ku gjithçka është kthyer në një biznes, menaxhimi i mirë i financave është jetik për të ardhmen e klubit. Në Itali gjatë muajve të fundit shumë klube me emër si Bari dhe Çezena shpallën falimentimin. Një tjetër klub që mund ta pësojë këtë fat mund të jetë dhe Boltoni në Angli.
Klubit historik i janë konfiskuar asetet nga kreditorët pas mos shlyerjes në kohë të borxheve. Kjo lëvizje pritet të sjellë një dënim shembullor nga federata angleze që parashikon një dënim prej 12 pikësh dhe pezullim 2-vjeçar nga merkato, pra akademia do të jetë i vetmi vend nga ku mund të merren futbollistë për të ardhmen.
Rënia nga Championship, duket e sigurt edhe pse kampionati ka pak javë që ka nisur. Por, shumë fansa kanë frikë se Boltoni mund të përfundojë në kategoritë e ulëta të futbollit anglez, diçka që nuk i shkon aspak për shtat një klubi me histori të madhe që ka luajtur mbi 70 sezone në Premier League.