Jonghong Li, ish-presidenti i Milanit, është në telashe në Kinë. Mediat vendase bëjnë me dije se për shkak të borxheve të mëdha që ai ka, shteti kinez ia ka ndaluar të ndalë jashtë vendit.
Për këtë i është marrë edhe pasaporta. Në Itali ai u bë i njohur pikërisht prej angazhimit me kuqezinjtë. Borxhet e Jonghong Li janë akumuluar gjatë viteve të fundit dhe tashmë duhet të gjejë një zgjidhje.
Në prill të vitit 2017 ai vendosi të investonte te Milani dhe këtë verë u tërhoq. Shpenzimet e bëra te kuqezinjtë nuk ishin të vogla, pasi vetëm në merkato u hodhën më shumë se 200 milionë euro. Gjithsesi kjo nuk solli suksesin e shumëpritur në klubin italian.