Fabio Borini është një nga emrat që po përflitet më së shumti për një largmin nga skuadra e Milanit gjatë merkatos së janarit. Sulmuesin e Milanit po e tundon një ofertë nga kampionati kinez, ku e kërkon ekipi i ngjitur rishtazi në Superligën kineze, Shenzhen FC.
Pala kineze është e gatshme të plotësojë kushtet ekonomike të lojtarit dhe të derdhë 12 milionë euro në arkat e Milanit për kartonin e sulmuesit. Por, sipas asaj që raporton “Tutto Mercato Ëeb”, për Borinin ka dhe një ofertë të dytë.
Bëhet fjalë për klubin e Njukasëllit, që drejtohet nga tekniku spanjoll Rafa Benitez. Sigurisht, skuadra nga verilindja e Anglisë nuk mund t’i ofrojë të njëjta rroga si ekipi kinez, por Borini mund të sakrifikojë disi, pasi Anglia është si një shtëpi e dytë dhe kampionatin anglez ai e njeh mjaft mirë.