Leonardo Bonuçi dhe Milani, një martesë e gabuar, ose në momentin e gabuar. Kapiteni aktual i Milanit la Juventusin për një projekt madhor në Milano, por asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve.
Qendërmbrojtësi u prit si hero vjet nga tifozët, por sezoni rezultoi një zhgënjim për të gjithë, lojtarë e drejtues, me situatën financiare që u përkeqësua jashtëzakonisht nga mungesa e kualifikimit në Champions League dhe nga përjashtimi nga Europa League me vendim të UEFA-s.
Tani Milanit i duhet të shesë urgjentisht ndonjë lojtar dhe Bonuçi është ndër të paktët lojtarë që ka vlerë në treg.
Drejtuesit e Milanit nuk e kanë nxjerrë në shitje, por nga zbatimi tjetër Gazzetta dello Sport shkruan se sinjalet drejt mbrojtësit duken si një ftesë për të kërkuar largimin.
Bufon e do në Paris, PSG ka para për Milanin dhe mbrojtësin, ndoshta deri në fund të verës do të vijë transferimi i parë jashtë Italie për mbrojtësin e kombëtares italiane.