“Nuk dua asnjë qindarkë”, si nisi historia e Daliçit te stoli kroat!

Anton Cicani

Si do të ndiheshit ju nëse do t’iu vinte një telefonatë për të marrë stolin e Kroacisë dhe të rrezikoni që ishit ju dështimi ose zhgënjimi më i madh në rast se kjo kombëtare me shumë yje nuk do të arrinte të shkonte në Botëror? Do të kishit frikë, ndoshta do të refuzonit këtë rol, ndoshta nuk do të përgjigjeshit në telefon…

Nuk është rasti i Zlatko Daliçit, trajnerit të Kroacisë dhe atij që e ka shkruar tashmë historinë, por pret që ta bëjë një pllakë të artë, edhe pse vetë trajneri ka thënë se “askush nuk më ka shtruar diçka në një pjatë të argjendtë në karrierën time”.

Pikërisht ai Daliç me flokët model Bitëlls dhe look-un e një njeriu punëtor, gregar, që di të jetë profesionist dhe sidomos një njeri i përulur dhe modest…

Allenatore Zlatko Dalic | Foto: dpa

Sa rrugë ka bërë Daliç, që prej kohës kur drejtonte Dinamon në Shqipëri dhe u nda me lot në sy. Që prej kohës kur realiteti shqiptar ishte shumë ndryshe nga tani dhe ku ai lëvizte në rrugët e Tiranës i qetë, i qeshur dhe konsumonte kafe shpesh të Tirana International Hotel, ndryshe “15 katëshi!”.

Ishte tetori i vitit të shkuar kur Davor Shuker do t’i besonte stolin e Kroacisë, pas shkarkimit të Çaçiçit. Populli kroat ishte i përçarë, mes atyre që nuk donin të ecte kombëtarja pasi urrenin metodat “mafioze” të presidentit të Dinamo Zagrebit, Mamiç, që kishte vendosur tentakulat edhe në Federatë, dhe atyre që shpresonin që kombëtarja t’i krenonte…

Daliç u prezantua kështu: “Nuk dua asnjë qindarkë! Nëse nuk çoj Kroacinë në Botëror, bëj valixhet dhe kthehem andej nga erdha!”. Vinte nga Emiratet e Bashkuara Arabe trajneri “i panjohur”…

Por, ai jo vetëm që i dha kualifikimin Kroacisë për në Rusi 2018, por e ka çuar edhe në finalen. “Unë nuk jam askushi, nuk më njeh askush, Deshamp ka luajtur me Francën dhe shumë klube të mëdha dhe madje ka fituar edhe një Kupë Bote…”.

Modesti, thjeshtësi dhe punë! Daliç di vetëm këto, teksa lojtarët e dashurojnë sepse siç ka thënë ai “nuk i them si duhet të luani dhe çfarë duhet të bëni, por merrem me gjëra të tjera, taktike…”.

Sot, bota po mëson emrin e tij, por në Shqipëri e dinin prej shumë vitesh, edhe pse askush nuk do të vinte një qindarkë që do ta shihnin trajner finalist i Botërorit dhe që mund të shkruajë përrallën më të bukur kroate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online