Bonuçi bardhezi, Juve vendos dy kushte

Hipoteza e kalimit të Leonardo Bonuçit te Juventusi, e pamundur seri para pak ditësh, po bëhet gjithnjë e më konkrete. Milani e Juventusi tashmë kanë nisur bisedimet zyrtare dhe në tryezën e bisedimeve janë edhe Higuain e Kaldara, por e sigurt është që vetë Bonuçi ka shprehur dëshirën që të kthehet në shtëpi, pasi sezoni te Milani rezultoi një zhgënjim.

Megjithatë, Juventusi ka kushte, shkruan Tuttosport. Njëri është i karakterit ekonomik dhe tjetri moral.

Së pari, Bonuçi ka një pagë prej 7.5 milionë euro, që shkon deri në 10 milionë me disa bonuse, por Juventusi nuk pranon të paguajë kaq shumë dhe pret që mbrojtësi të pranojë një ulje të konsiderueshme page, me Juven që ofron rreth 5 milionë euro.

Së dyti, Juve i druhet zemërimit të tifozëve, ndaj kërkon që Bonuçi të kërkojë falje, mbi të gjitha për shkak se festoi golin që i shënoi Juves sezonin e shkuar në Torino. Nëse arrihet paqja me tifozët, ajo me Alegrit është arritur, pasi trajneri bardhezi ka dhënë miratimin për kthimin e mbrojtësit të kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online