Ky është një lajm i keq për Milanin dhe Xhenaro Gatuzon. Kishte pak shpresë, por është i pashmangshëm operimi për Xhakomo Bonaventurën. Mesfushori i kuqezinjve kishte një problem në gjurin e majtë dhe tashmë duhet të bëjë një ndërhyrje.
Dhimbjet e gjurit prej një muaji po e penalizojnë Bonaventurën, që tashmë pritet të mungojë për të paktën tre muaj për Milanin. Rikuperimi i tij mund të shkojë edhe deri në pesë muaj, ndaj kuqezinjtë duhet të mendojnë të lëvizin në merkato.
Kështu, pas Lukas Bilia, një tjetër lojtar i mesfushës do të mungojë për një kohë të gjatë. Gjithashtu të dëmtuar janë edhe Matia Kaldara dhe Mateo Musakio. Janari duket se do të jetë i nxehtë për kuqezinjtë, që duhet të bëjnë disa lëvizje ekstra për shkak të dëmtimeve.