Klaudio Bonani ishte lojtari i ndeshjes dhe në emisionin “Gol pas Goli” foli për pikën e marrë në Laç. Italiani nuk nguroi që ta krahasonte Kategorinë Superiore me Serinë B.
VLERËSIMI – “Jam i kënaqur që jam lojtari i ndeshjes. Sot bëmë një ndeshje të mirë dhe ishim një ekip kompakt. Është meritë e gjithë skuadrës. Ndihem i vlerësuar që jam veçuar si më i miri sot”.
EKIPI – “I kam parë të gjitha skuadrat. Kemi një ekip që mund të qëndrojë në Superiore. Kemi cilësi dhe duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, të japim më të mirën tonë dhe të shohim se çdo të ndodhë. Jam i bindur se do të qëndrojmë në elitë”.
KRAHASIMI – “Është një kampionat i cili mund ta krahasoj me Serinë B në Itali. Ka cilësi dhe kërkon shumë impenjim fizik. Jam i kënaqur që jam këtu”.