Nga Klaudio Ndreca
Menemespori duhet të futet padyshim në Superiore, nëse arrin të përmbush të gjitha dëshirat e shprehura. Të paktën sipas asaj që raportohet në mediat turke, janë një listë e gjërë emrash që skuadra turke kërkon të blejë nga elita e futbollit shqiptar në merkaton e verës.
Vetë trajneri Laleci u shpreh për “Sport Ekspres” se dëshiron 8 lojtarë nga Superiorja. Këtë herë ishte radha e Redon Xhixhës për të përfunduar në shënjestër. Sipas asaj që raporton “Sabah”, sulmuesi i talentuar i Laçit mund të vazhdojë karrierën e tij në Turqi. Atje do të gjente edhe dy njohje të vjetra, Domgjonin dhe Selmanin. Tashmë nuk dihet ende sesa prej këtyre emrave të dalë do të firmosin kontratën me Menemesporin, por Erald Çinari mund të jetë një nga zyrtarizimet e para. /Sport Ekspres/