Bolt “ngel në klasë”, australianët: Nuk di të kontrollojë topin

Usain Bolt është mësuar të fitojë praktikisht gjithmonë në sport, por këtë herë rrezikon të humbasë. Nëse 8 medaljet e arta olimpike dhe dy rekordet e botës në garat e 100 dhe 200 metrave tregojnë se do të jetë e vështirë të gjendet një tjetër sprintier si ai, realiteti në futboll është shumë më i ndryshëm se ai në atletikë.

Dy golat e shënuar ndaj Makartur Sauth-Uest Junajtid nuk duhet të krijojë iluzione: Bolt nuk ka cilësitë teknike të një futbollisti profesionist. Dhe ndoshta nuk do ti ketë asnjëherë. Për këtë janë të bindur në Australi, me klubin e Sentrëll Koust Mariners që mbeti I befasuar nga pretendimet e xhamajkanit për kontratë me pagë 1,9 milionë euro në sezon, në një kohë kur klubi i A-League i ofroi vetëm 150 mijë euro.

Në situatën e krijuar, gazeta “Sydney Morning Herald” analizoi diferencën e madhe që ekziston ndërmjet kërkesës dhe ofertës. Analiza e Endi Keogh”, ish-sulmuesi I përfaqësueses irlandeze, i cili luan te Perth Glori, ishte brutale: “Të jemi të qartë, ky djalosh nuk di as të kontrollojë topin: kur e provon, sfera i ikën dhjetë metër larg. Ti ofrosh Bolt kontratë profesioniste, do të ishte një goditje për ata që dinë realisht të luajnë futboll”.

Përralla e Bolt në Australi duket se ka përfunduar dhe klubi i Mariners ka dhënë sinjalet e lamtumirës, duke vlerësuar anagazhimin e sprintierit: “Prej ditës kur mbërriti në muajin gusht, Usain bëri hapa të mëdhenj përpara. Por, si një klub i A-League, e kemi të pamundur ti plotësojmë kërkesat e tij”. Aktualisht, “Biri i Erës” nuk shkon më në stërvitje, qëndron në shtëpi dhe thotë se ka nevojë për stimuj të rinj… ndoshta në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *