Bolt gati për debutim: Sa e vështirë për të vrapuar… me top në këmbë!

Usain Bolt është një legjendë e mbretëreshës së sporteve, atletikës. Ai ka fituar tetë medalje të arta olimpike dhe ka vendosur rekordin e garës së 100 metrave, kur regjistroi kohën e “çmendur” 9.58 sekonda në vitin 2009 në Berlin.

Xhamajkani është një tifoz i madh i futbollit dhe tashmë ka nisur provën me klubin australian të Sentral Kost Mariners, mbasi kreu disa prova në klube të ndryshme. Pasi ka kaluar disa ditë duke u stërvitur me ekipin, ai pret të debutojë nesër në një ndeshje miqësore. Asgjë nuk është aq e thjeshtë sa e kishte menduar dhe 32-vjeçari e shpjegon më mirë.

“Vështirësia më e madhe për mua është të vrapoj, të ndalem dhe pastaj të rifilloj të vrapoj me top në këmbë. Pra, sprint, ndalim dhe përsëri, sprint. Por, kam kohë për t’u mësuar dhe do të sforcohem deri sa të mos kem më fuqi”, shpjegon Bolt.

Ky i fundit u aktivizua për 20 minuta me ekipin norvegjez të Stromsgodsetit në miqësoren e zhvilluar me U19 të Norvegjisë, por diçka e tillë ishte më shumë për komercialitet, ndërsa nesër ai pritet të marrë disa minuta nga trajneri Majk Mëlvej, i cili ka folur për “futbollistin” xhamajkanin. “Bolt ka luajtur futboll më parë në vendin e tij gjatë momenteve kur nuk kishte ndonjë impenjim në atletikë. Ai zotëron bazën teknike të një futbollisti, por ai has vështirësi të luajë me shpejtësi, siç bëjmë ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online