Bolonja troket te Juventusi, synohet marrëveshja për dy lojtarë

0

E para në kampionat dhe me mendjen te ndeshja vendimtare për kreun e grupit në Champions League. Megjithatë, te Juventusi mendojnë edhe për merkaton, ku për herë të parë, Fabio Paratiçi do të jetë i vetmi përgjegjës. Bardhezinjtë nuk presin goditje të mëdha, por disa futbollistë, ata që janë përdorur më pak, pritet të ndryshojnë skuadër.

I pari do të jetë Moise Kin. Bolonja ka paraqitur një ofertë informale për sulmuesin e ri, i cili ndiqet nga disa klube në Itali dhe në Europë. Paratiçi u takua me drejtorin sportiv të Bolonjës, Rikardo Bigon. Kuqeblutë kërkojnë talentin 18-vjeçar për të përforcuar repartin ofensiv.

Për ironi, Bolonja është skuadra ndaj së cilës Kin realizoi golin e parë në Serinë A më 27 maj 2017. Përveç sulmuesit, dy drejtuesit biseduan edhe për Stefano Sturaro, që zyrtarisht është huazuar te Sportingu i Lisbonës, por në fakt ndodhet në Torino për t’u rikuperuar. Në janar edhe për të mund të krijohet një mundësi që të transferohet te Bolonja.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.