Boksieri që mbajti flamurin shqiptar në “xhunglën e Beogradit” e ka edhe për Florian Markun: Kampioni i botës del vetëm nga këtu

Një histori e madhe është hapur në kampionatin botëror të boksit që po zhvillohet në Serbi. Kosova nuk është lejuar që të përfaqësohet me sportistët e saj, ndërsa nuk kaloi shumë që edhe Shqipëria të tërhiqej nga gara. Por vendimi që u duartrokit shumë nuk mund të zbatohej pas presionit që erdhi nga vendet e tjera.

Shqipëria rrezikonte që të mos merrte pjesë në 10 vitet e ardhshme në këtë kampionat. Kështu u vendos që vendi ynë të përfaqësohej me boksierët. Por në momentin e hapjes së organizimit, teksa flamuri shqiptar u shpalos nga kapiteni dhe boksieri Nelson Hysa, rreth 20.000 tifozë serbë nisën me vërshëllimat duke na kujtuar “xhungël e Beogradit” në futboll.

I ftuar në “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari, Nelson Hysa tregon gjithë situatën. Ndërkohë një “thumbim” vjen në distancë edhe për fitoren e fundit të Florian Markut që u etiketua në rrjetet sociale si kampion i botës. “Kampioni i botës del nga këtu, nuk zgjedh asnjë kundërshtar”, tha mes të tjerash Hysa.

“Organizimi ishte më i bukuri që kam parë në gjithë karrierën time, hapja ishte fantastike. Por sigurisht që bukurinë ja prishën ata njerëzit që morën pjesën aty dhe na vërshëllyen, kishte shumë urrejtje. Ne ramë dakort që të mos merrnim pjesë pasi nuk u pranuan sportistët e Kosovës. Më pas na thanë pjesëmarrësit e vendeve të tjera se nëse do të bojkotonim, atëherë do të dëmtonim shumë breza pas nesh. Unë po mbaja flamurin dhe kisha shumë emocione. Kishte 20.000 njerëz dhe atmosfera ishte shumë e bukur deri në momentin që dolëm ne, pallati i sportit atje ishte shumë i madh.

Ne jemi në hotel tani, lëvizim vetëm me autobuzat që na kanë lejuar këtu. Që mbrëmë kur erdhëm në hotel pamë që policia ishte poshtë nesh dhe po vazhdojnë ende. Është më mirë dhe më e sigurt për ne. Ky është organizimi më i madh që është bërë ndonjëherë deri tani. Kjo edhe nga fakti pasi Federata e Boksit ka dhënë shumë stimuj me anë shumës që ka lënë për vendin e parë dhe medalistët. Ky është kampionatit botëror i vërtet. Kam dëgjuar shumë në këto kohë që flitet për persona që janë kampione bote, por kampioni i botës del vetëm nga këtu. Këtu nuk ke mundësi që të zgjedhësh ti kundërshtarin, por shorti të vendos përballë të gjithëve”, u shpreh Hysa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online