“Blindohet” mbrojtja, tani Flamurtari me sytë nga Alvesh

Flamurtari luan në transfertë këtë javë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të përballet me Kastriotin e vendit të fundit, por sigurisht që vlonjatët nuk shkojnë “lirshëm” në Fushë-Krujë. Gjatë këtyre javëve krutanët po paraqiten mirë dhe janë një kundërshtar për t’u vlerësuar.

Për këtë takim priten rikthime të rëndësishme. Mbrojtësi Goran Siljanovski e ka shlyer pezullimin prej kartonëve dhe do të jetë gati për ndeshjen me Kastriotin. Gjithashtu edhe Franc Veliu, i cili pati problem shëndetësore dhe nuk luajti ndaj Partizanit.

Motivimi është i lartë te Flamurtari, që pret të rikuperohet edhe sulmuesi Danilo Alvesh. Ky i fundit mungon prej disa javës për shkak të një dëmtimi. Me rikthimin e tij kuqezinjtë do të ishin të plotë dhe trajneri Daja do kishte “luksin” të përzgjidhte më të mirët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online