Robert Levandovski mund të jetë blerja më e volitshme në historinë e futbollit. Polaku u bë pjesë e Bajernit gjatë verës së 2014-ës në një marrëveshje me kosto 0.
Bavarezët përfituan nga fakti se kontrata e sulmuesit me Borusian e Dortmundit ishte drejt përfundimit dhe i siguruar vetes një bomber që do ta kishte zili çdo ekip në planet.
Nëse u hedhim një sy statistikave të Levandovskit me Bajernin në këto pesë sezone, kuptohet qartazi se 30-vjeçari e ka merituar plotësisht pagën më të lartë tek ekipi bavarez.
Polaku ka treguar paraqitje fantastike në katër sezonet e tij të fundit me Bajernit, duke e kaluar shifrën e 30 golave në të gjitha kompeticionet, ndërsa nuk kanë munguar as asistimet për shokët e ekipit.