Romës i ka mbërritur portieri. Pau Lopez, i blerë nga Real Betis për shumën e 30 milionë eurove, ka zbarkuar sot në aeroportin “Fiumicino” në kryeqytetin italian dhe pritet që si fillim të kryejë vizitat mjekësore.
Lopez do i drejtohet Villa Stuart Clinic dhe më pas do të nënshkruajë kontratën që e lidh atë me verdhekuqtë. Ditën e nesërme portieri do të nisë përgatitjet me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të presë debutimin e tij në klubin italian.
Pau Lopez ? pic.twitter.com/PiudRprcKo
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 8, 2019