Blerja e re e Tiranës, do të jetë i gatshëm që në finalen e Superkupës së Shqipërisë

Pas eliminimit nga Champions League, Tirana po vazhdon përgatitjet për vazhdimin në Europë pasi do të jetë pjesë e turit të tretë të Europa League. Por për të shkuar atje ka ende disa ditë, ndërsa fillimisht do të luhet Superkupa e Shqipërisë.

Në një përballje ndaj Teutës, bardheblutë do të kërkojnë “hakmarrjen” për atë finale të humbur në Kupë. Gjithashtu duke pasur edhe më shumë mundësi për t’u përgatitur, pasi Teuta do ta luajë sot ndeshjen e saj të Europës.

Si përforcim i bardhebluve është zyrtarizuar edhe prodhimi i Shpresave, Shaqir Tafa. Ky i fundit do të jetë menjëherë i gatshëm ndaj Teutës sipas asaj që kemi mësuar, ndërsa mbetet vetëm në zgjedhjen e Egbosë për ta aktivizuar ndoshta që nga minuta e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online