Zyrtare/ Hidhet edhe firma mbi kontratë, Serisë A i shtohen lojtarët shqiptarë

Nga Klaudio Ndreca

Në Seria A vazhdohet që të shtohen lojtarë me origjinë shqiptare, ndërsa edhe në sezonin e ardhshëm do të kemi një numër të konsiderueshëm. Së fundmi është Mërgim Vovjdoda që i bashkangjitet ekipit të Torinos, ku pjesë e saj është edhe Ujkani.

Ekipi italian e kishte kërkuar me ngulm mbrojtësin e Kosovës, duke fituar edhe duelin e interesimit me Atalantës. Firma e re është hedhur në kontratë dhe bëhet fjalë për 4 vite, duke dëshmuar qartësisht besimin që i është dhënë Vojvodës.

Ky i fundit ka qenë pjesë e Standard Liege, me një karrierë që ka ardhur në ngritje. Një mbrojtës me vlera të jashtëzakonshme duke ndihmuar shumë herë edhe në pjesën sulmuese, ndërsa te Kosova ka arritur të fitojë gjithashtu vendin e titullarit pasi zgjodhi të largohej nga Shqipëria U-21. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online