“Besimi është shpërdoruar rrugës”! Mesazhi i qartë nga presidenti i Dinamos: Jemi markë e rëndë dhe fanellë historike, do të kthehemi…

Dinamo nuk ndodhet në një moment të mirë në elitën e futbollit shqiptar teksa kryeqytetasit po numërojnë disa humbje radhazi. Pavarësisht investimeve dhe afrimeve të shumta në skuadër, ekipi nuk po reagon dhe nuk po shfaqet në fushën e blertë. Nëpërmjet një komunikimi për mediat, presidenti Ardian Bardhi është shprehur se klubi do të kthehet atje ku i takon, ndërsa ndërgjegjëson të gjithë për fanellën dhe peshën e rëndë që ka Dinamo.

“Duke qene koshient per situaten jo te mire qe po kalon skuadra ne kampionat, me mosarritjen e rezultateve qe nuk perligjinin investimin e deritanishem e te vazhdueshem gjykova te ndalem ne kete komunikim publik. Si president i ketij klubi qe ka nisur nje rrugetim te gjate me investime e projekte ne te gjithe kapilaret e tij sportive e infrastrukturore, konstatoj nje ngerç psikologjik ne ekip. Megjithate, kam besim qe nje situate e tille do te stabilizohet menjehere pasi kapacitetet e skuadres nuk jane te atilla per kete pozicion ku Dinamo eshte tani!

Skuadra duhet te reflektoje menjehere qetesi psikologjike duke prodhuar jo vetem loje, por rezultat! Njeheresh futbollistet me me pervoje duhet te marrin pergjegjesite e tyre per pjesen e mbetur te sezonit, per te kthyer skuadren ne binaret e rezultateve pozitive! Kam besim qe nje situate e tille do te kapercehet dhe ne fund te sezonit skuadra dhe une bashke do ti nenshtrohet nje analize te thelle per gjithçka sezoni prodhoi. Besimi i shperdoruar rruges ka demtuar arteriet e kesaj skuadre qe gjithsesi eshte nisur ne nje rruge per te shkuar ku e ka vendin!

Dinamo eshte nje marke e rende, nje fanelle me peshe specifike historike dhe gjithkush duhet ta kuptoje se ajo nuk e ka vendin ketu. Si president i ketij klubi ne rrugen e investimeve madhore garantoj qe asgje nuk me lekund nga ideja dhe angazhimi im per ndertimin e Dinamos se madhe, kompetitive dhe produktive ne cdo aspekt. Asnje rryme periferike nuk mund ta cenoje kurrsesi presidentin dhe klubin ne kthimin e Dinamos se madhe! Ftoj tifozerine ta vazhdoje ta mbeshtese  kete skuader sepse Dinamo eshte shtepia jone e përbashkët”, shprehet Bardhi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online