Lukas Bilia është rikthyer në Milanelo pas pushimeve, teksa në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, ka thënë se është gati për të kthyer faqe dhe për një sezon super, ndryshe nga ai vjet, ku pati goxha luhatje dhe nuk ishte në nivelin që shpresohej…
“Gjatë kësaj kohe që pushova, u mora shumë me veten dhe rregullova problemin muskulor që kisha. Besoj se ky do të jetë sezon shumë i mirë për mua. Vitin e shkuar nuk isha në lartësinë e duhur dhe isha i pari që mbeta i zhgënjyer që nuk u tregova në lartësinë e duhur.
Milani e nis ezonin e ri me pronarë të rinj: “Cilësia ekziston, tani duhet punë me Gatuzon, që edhe vjet tregoi vlerat e tij. Do të ketë të gjithë kohën e duhur për të përgatitur sezonin. Unë dua ta harroj sezonin e shkuar dhe dua të jap kontribut të madh për këtë klub të jashtëzakonshëm”.
Argjentinasi përcakton objektivat: “Së pari, Champions League, ai është synimi madhor, por kur luan për një klub si Milani duhet të synosh gjithnjë më lart dhe këtu e kam fjalën për titullin. Nuk është e lehtë, rivalet po forcohen shumë, por do ta provojmë. Jemi Milani dhe e kemi detyrim të mos i vendosim limite vetes”.