Biletat në treg, akreditimet dhe sigurimi: Të fundit nga derbi

Tirana-Partizani nis prej orës 19:45, ndërkohë që biletat janë shitur në masën më të madhe. Momentalisht kanë mbetur 600 deri në 1000 bileta në shitje, sikurse edhe është shprehur zyrtari i klubit të Tiranës, Mario Nikolli, në një lidhje direkte në Supersport.

Biletat e pashitura janë në sektorët G2 dhe C. Por, historia e vjetër me biletat në tregun e zi përsëritet, kjo për shkak të kapacitet të stadiumit “Selman Stërmasi” dhe kërkesave të larta që ka për të ndjekur derbin.

Një problem tjetër për derbin ka qenë edhe akreditimi i gazetave. Sektori i media ka 36 vende, ndërkohë që kërkesat kanë qenë disa herë më të larta. Plot 80 gazetarë kanë kërkuar të jenë të pranishëm për këtë takim.

Për këtë ndeshje Tirana ka angazhuar plot 70 stjuartë, ndërkohë që forcat e rendit do të jenë jashtë stadiumit. M e shumë mundësi në tunelet hyrëse të stadiumit do të jenë në gatishmëri Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në mënyrë që të shuhet çdo incident në rast se lind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *