Kalendari në favor, Tomori sheh kreun

Tomori është i favorizuar edhe këtë javë për shkak të kalendarit, i cili i ka rezervuar sërish beratasve një ndeshje shtëpie përballë Orikumit, takim të cilin stafi teknik është duke e përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi siç është bërë e njohur, përballë skuadrës bregdetare Tomori do të zbresë në fushë duke synuar vetëm fitoren, e cila në rastin më të mirë do të kishte vlera të dyfishta për beratasit.

Jo vetëm që do të ishte e para në këtë kampionat në shtëpi, por gjithashtu do të kishte vlera morale dhe në drejtim të klasifikimit, duke bërë të mundur qëndrimin sa më pranë kreut të tabelës pas javës së katërt. Kapiteni Ervis Çaço kërkon të inspirojë dhe t’i japë zemër skuadrës: “Për fatin tonë të mirë do të luajmë ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi, dhe momentalisht morali ynë është i lartë, por edhe vendosmëria për fitoren është e madhe, dhe besojmë se ndaj Orikumit nuk do t’i zhgënjejmë sportdashësit tanë, pasi i vlerësojmë debutuesit, por edhe nëpërmjet fitores synojmë të ruajmë hapin me skuadrën kryesuese”, ka përfunduar kapiteni beratasve Çaço.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online