Situata te Bajerni i Mynihut nuk është aspak e qetë. Ecuria e dobët e ekipit në katër ndeshjet e fundit ka bërë që filimi perfekt me shtatë fitore radhazi të harrohet sa hap e mbyll sytë. Sipas gazetës më të madhe në Gjermani. “Bild”, drejtuesit e Bajernit janë duke menduar seriozisht për pasuesin e kroatit.
Në artikulin e “Bild” thuhet se dy emrat që janë në planet e dyshes drejtuese të Bajernit, Hënes dhe Rumenige janë Zinedin Zidan e Arsen Venger. Dy teknikët francezë kanë një “CV” për t’u pasur zili dhe janë mëse të aftë të rikthejnë kampionët e Gjermanisë aty ku i takon.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë ecuria e bavarezëve pas pushimit të kombëtareve. Nëse Kovaç ia del të rikthejë Bajernin në shina atëherë, plani do të jetë ai me i mëparshmi me Kovaçin në stol, por në të kundërt atij do i duhet të bëjë gati valixhet.