Penalltitë makthi i Mahrezit, vetëm një më keq se ai

Rijad Mahrez kishte mundësinë që ta ndëshkonte sot Liverpulin, pasi ju dha mundësia që të ekzekutonte një 11-metërsh, megjithatë francezi u tregua i pasaktë dhe shpërdoroi mundësinë më të mirë për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Gjithsesi, Pep me siguri nuk do ta lejojë më 27-vjeçarin që të godasë nga pika e bardhë e penalltisë, të paktën jo si alternativë të parë. Statistikat flasin vetë për Mahrezin, i cili i ka një makth penalltitë.

Vetëm një futbollist në Premier League ka bërë më keq se ai. Në të shkuarën vetëm Pablo Angel ka gabuar në 5 nga 10 penalltitë që ka goditur, pse e thënë ndryshe 50% të penalltive të tij nuk kanë përfunduar në rrjetë. Diçka më mirë ka bërë Mahrez, i cili ka shënuar 7 nga 12 penalltitë që i janë dhënë, por duhet të ketë kujdes, nëse do të evitojë vendin e parë… për keq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online