Bilali: Objektivi im është ai i klubit, të çojmë Vllazninë në elitë

Dejvi Bilai u prezantua pasditen e sotme nga ana e klubit të Vllaznisë, Nuk ka mundur as reagimi i ish0mesfushorit të Vllaznisë, i cili përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” nuk ka nguruar që t’i marrë të gjithë me radhë, duke falënderuar që nga drejtuesit e Teutës dhe deri tek ato të Vllaznisë, por dhe lojtarët dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar tek durrsakët, por dhe ata që e kanë pritur në Shkodër.

22-vjeccari duket se i ka idetë e qarta dhe e di mirë se në Shkodër nuk ka asnjë objektiv tjetër cece atij për t’i rikthyer kuqeblutë në elitën e futbollit shqiptar.

“Mbylla një aventurë shumë të bukur me klubin e Teutës, një aventurë që ma ofroi presidenca me pëlqimin e trajnerit Magani, te cilin e falënderoj shumë për të gjithë mbështetjen që më ka dhënë.

Ishte një vit shumë i bukur me shoqërinë më të mirë që kam gjetur deri tani. Është një frymë fantastike në Durrës që më ka pëlqyer gjithmonë. U ndjeva si në shtëpinë time, por sporti ka gjithmonë lëvizje, kështu që ishte viti që unë duhet të lëvizja, por për t’u bërë kjo lëvizje duhet të isha i lirë edhe për këtë gjë e falënderoj shumë Presidentin e Teutës Edmond Hasanbelliu, i cili nuk e refuzoj dëshirën time për të ndryshuar ekip. I uroj më të mirat shokëve edhe presidentit të klubit të Teutës.

Sot hodha firmën me klubin e madh të Vllaznisë dhe i vetmi objektiv i imi, por edhe i klubit është që ta dërgojmë këtë ekip të madh që ka një tifozeri të mrekullueshme dhe dashuri të madhe për futbollin në elitën e kampionatit shqiptar të futbollit.

Falënderoj të gjithë stafin e klubit të Vllaznisë, duke nisur nga administratorët dhe duke e mbyllur me trajnerin Hasan Lika, i cili më ka përkrahur shumë nga momenti që kam ardhur dhe deri tani. Shokët për ngrohtësinë që më kanë dhënë dhe për frymën e grupit që është shumë e mirë. Forca Vllaznia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online