Kurtua: Shokët më ngacmojnë për finalen e Championsit

0

Tibo Kurtua është gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Gardiani debutoi me real Madrid dhe tani është shkëputur nga kampionët e Europës, pasi do të jetë  angazhuar me përfaqësuesen e tij, Belgjikën.

Shtatlarti ka folur për mediat e vendit të ri si për aventurën e re në Madrid ashtu dhe për ndeshjet e radhës me Kombëtaren.

PORTIERI MË I MIRË I VITIT: “Nuk e di se kur është bërë votimi, por nëse është bërë pas Kupës së Botës them se ka qenë një avantazh i madh për mua. Do ta shohim nëse do të fitoj apo jo”.

TRANSFERIMI TEK GALAKTIKËT”: Kur je atje dhe kryen vizita mjekësore dhe paraqitesh tek zyrat e kupton në çfarë klubi madhështor ndodhesh. Jam shumë i lumtur që unë kam mundësinë të shoh familjen time çdo ditë, mbi të gjitha djalin tim të vogël, edhe pse ai është ende shumë i vogël për të kuptuar. Kam  kontakt me shokët e ekipit çdo ditë dhe ata më ngacmojnë për finalen e humbur të Ligës së Kampionëve pikërisht përballë tyre. Ata janë një skuadër që kanë dëshirë që të fitojnë çdo ndeshje.

VONESA NË DEBUTIM: “ Kam mbërritur vonë në fazën përgatitore, ndaj them se është diçka normale. Më pas pata dhe pak dhimbje në gju dhe më duhej disa javë stërvitje graduale. Jam i lumtur që isha në fushë fundjavën që lamë pas.

KOMBËTARJA: “Ne i marrim të gjitha ndeshjet një e nga një dhe me shumë seriozitet. Kështu do të veprojmë dhe me Skocinë dhe Islandën. Kemi përballë ekipe shumë të forta dhe do donim të kishim të tjerë kundërshtarë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.