“Filozofi i çmendur” Marselo Bielsa ka zbarkuar në Angli dhe menjëherë ka befasuar anglezët. Që në takimin me drejtuesit e Lidsit argjentinasi kishte habitur jo pak, duke folur gjerë e gjatë për divizionin e dytë anglez, por lojtarët dhe skemat e çdo ekipi, shenjë se ishte përgatitur mirë për atë takim.
Ndërkaq, duke mos qenë në aktivitet konstant vitet e fundit, problem mund të bëhej leja e punës, por në ndihmë të Bielsës doli edhe Mauricio Poçetino, i cili i shkroi një letër Federatës Angleze, duke rekomanduar që Bielsës t’i aprovohej leja e punës.
Ditët e fundit ka bërë bujë një histori e veçantë publikuar nga The Guardian.
Bielsa ka pyetur sa kushton një biletë për të parë Lidsin dhe aq ore punë në javë i duhen një tifozi për të blerë biletën.
Rezultati ishte 3 orë punë dhe për Bielsën 3 orë pastrim dhe grumbullim mbeturinash duhej të bënin edhe lojtarët e Lidsit.
Gjithçka për të krijuar grup mes lojtarëve, por edhe për t’u treguar sa më fat janë që fitojnë miliona duke luajtur futboll.