Bielsa “fundos” Ekubanin: E kam parë, s’bën për Lidsin

Kaleb Ekuban ishte një ndër lojtarët më të mirë në edicionin 2016/2017 të Superligës. 17 gola dhe një paraqitje fenomenale në një miqësore ndaj “gjigantëve” turq të Fenerbahçes mjaftuan që italo-ganezi të fitonte një trampolinë në “Championship”, ku ekipi i Lids Junajtid pagoi 500000 euro për të blerë kartonin e tij nga Kievo.

Një vit më vonë, aventura e Ekubanit në tokën angleze, ka rezultuar disi e hidhur. Vetëm dy gola në 22 takime, si dhe dëmtime të njëpasnjëshme kanë bërë që Ekuban të bëjë gati valixhet. Trajneri i ri i Lidsit, i famshmi Marselo Bielsa, e pati fare të lehtë t’u thoshte gazetarëve se nuk e vlerësonte aspak, ish-sulmuesin e Partizanit.

“E kam parë se si ka luajtur sezonin e vjetshëm. Mua nuk më bind. Kemi tre sulmues të tjerë dhe ai është i tepërt”, tha i tekniku argjentinas. Rikthimi në Itali duket opsioni më i mundshëm, gjithçka pritet të zgjidhet në ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online