Mançester Junajtid humbet pathyeshmërinë në kampionatin anglez, pas humbjes tronditëse 2-1 sot në Hadërsfild. Dy gola në pjesën e parë, në hapësirën e 4 minutave, ishin vendimtarë, ndërsa Rashford shkurtoi 12 minuta para fundit, por presioni në fundin e ndeshjes nuk prodhoi gol dhe Hadërsfildi arriti fitoren e parë ndaj Djajve të Kuq që prej vitit 1952.
Falënderon Pep Guardiola, sepse Siti i tij fitoi 3-0 ndaj Bërnlit, duke shkuar +5 në krye. Aguero shënoi me 11-metërsh në pjesën e parë, goli numër 177 i argjentinasit me Sitin (rekord që zgjaste që prej vitit 1930, nga Erik Bruk). Në fundin e takimit Otamendi dhe Sane shënuan edhe dy gola, me asiste nga i zakonshmi De Brujne.