Finalja e FSHF Cup / Prestige MFC mposht minimalisht FC Dussel dhe fiton trofeun!

Edicioni i dytë i kompeticionit “FSHF Cup”, një nga turnetë më të rinj e të suksesshëm të futbollit amator në formatin 9×9 të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka kurorëzuar edhe fituesin në finalen e madhe. Prestige MFC–FC Dussel u përballën në sfidën e zhvilluar në kompleksin “Skënder Halili”, duke ofruar një ndeshje mjaft emocionuese e që u vendos nga një gol i vetëm.

Një gol i realizuar nga Limani në minutën e 57-të të takimit i dha fitoren minimale 1-0 Prestige, që arriti të bënte të vetin trofeun pas një sfide mjaft të balancuar. Në përfundim të ndeshjes trofeu i FSHF Cup iu dorëzua ekipit Prestige nga Drejtorit i Departamentit të Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri. Kujtojmë që edicioni i dytë i turneut FSHF Cup nisi më 2 nëntor 2021 për t’u përmbyllur mbrëmjen e së hënës, duke tërhequr gjithnjë e më shumë interesin e të apasionuarve pas futbollit dhe ekipeve të reja, që bëhen pjesë e këtij formati të futbollit amator.

Ndeshjet e këtij turneu janë luajtur paralelisht me ato të kampionatit “FSHF Sunday League Albania”. Edicioni i parë u fitua nga Sind Al, që mundi në finalen e madhe Endju Dekor me rezultatin 3-0.FSHF Cup (ku skuadrat luajnë me nga 9 lojtarë secila) është një risi absolute për futbollin amator pas Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5, që ka nisur sezonin dhe ka gjetur një përhapje të menjëhershme në të gjithë vendin brenda një kohe të shkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online