Beshiktashi kërkon blerjen përfundimtare, presidenti i saj “në dashuri” me Karius

Loris Karius u transferua këtë verë nga Liverpuli drejt Beshiktashit me formulën e huazimit. Gafat e portierit gjerman në finalen e Championsit, si dhe afrimi i Alison në “Anfield”, e bëri të pamundur qëndrimin e 25-vjeçarit në radhët e Liverpul.

Tashmë Karius po shijon eksperiencën e re në Turqi, por edhe atje nuk i janë ndarë gafat. Gjithsesi, pavarësisht kësaj, klubi i Beshiktash duket se ka besim të plotë te portieri. Presidenti i klubit turk mësohet të ketë kërkuar nga Liverpuli, blerjen përfundimtare të Karius.

“Karius është një portier i shkëlqyer, me shpresë në Zot do të firmosim me të duke e blerë përfundimisht. Jepini Kariusit kohë, thjesht kaq iu kërkoj dhe do ta shikoni se çfarë portieri i jashtëzakonshëm është”, ka përfunduar fjalët e tij presidenti i Beshiktash, Fikret Orman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *