Besëlidhja pa trajner, Gjoni: Largohem me mirëkuptim

Pas një sezoni në stolin e Besëlidhjes, Vladimir Gjoni i ka dhënë fund drejtimit të skuadrës lezhjane. Sot në mesditë është gjetur akordi me klubin dhe për SportEkspres.com trajneri matjan deklaron se punoi me një klub korrekt e një skuadër të mirë, por pritshmëritë e tij ishin më të mëdha.

“Me Besëlidhjen e mbylla në mirëkuptim të plotë me drejtuesit e klubit. Me mua kanë qenë seriozë e korrektë. Kaluam një sezon të vështirë, por pritshmëritë ishin më të mëdha. Vendi i dytë në grup tregoi se skuadra ishte rivale me çdo kundërshtar, edhe ndaj Vllaznisë që u rendit në vendin e parë”, deklaroi Vladimir Gjoni menjëherë pas largimit nga pankina lezhjane.

Ndërkohë ai flet edhe për të ardhmen dhe ofertat: “Gjatë kampionatit që mbyllëm kam patur dy oferta, ku njëra ishte në Kategorinë Superiore. Jam ende në kontakt, por duhet të presim. E rëndësishme për mua është se në sezonin tjetër do jem në një pankinë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *