Besëlidhja bind ndaj Korabit, tre gola në 27 minuta

Takimi i zhvilluar dje në qytetin e Lezhës, mes Besëlidhjes vendase dhe Korabit, dy ekipe që do të synojnë edhe Superioren këtë sezon, ka nisur mjaft i fortë. Të parët që rrezikuan ishin futbollistët e Besëlidhjes në të 8’, kur Dore i ardhur në ndihmë të sulmit gjuan fort, por topi kalon mbi tra. Pas këtij rasti, loja kontrollohet nga miqtë dibranë që ja dalin ta mbyllin në portë Besëlidhjen dhe në të 19’ Hyka kërkon një top i vetëm në hyrje të zonës lezhjane dhe O. Kamara në nxitim e sipër gjuan fort duke e dërguar “sferën” në portën e tij dhe 0-1. Pas avantazhit, përsëri ishin miqtë dibranë që bënë presion portës lezhjane duke rrezikuar dhe ja dalin që në të 34’ me anë të Prendit të dyfishonin rezultatin. Pas avantazhit 2-0 miqtë  e lëshuan lojën, kjo bëri që Besëlidhja ta rikontrollonte lojën duke e detyruar Korabin të mbyllej në portë. Në të 37’, Ajazi pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon penallti që i besohet O. Kamarasë, që e shpërdoroj, pasi u prit nga Selaci. Përsëri, vendasit këmbëngulin dhe ja dalin në të 42’, ku ishte Bangoura që nga e djathta e sulmit provon të gjuajë nga rreth 30 metra, duke e mposhtur Selacin dhe 1-2 duke ngushtuar diferencën e golave rezultat që mbyllë fraksionin e parë të takimit.

PJESA E DYTË – Në të 59’ ishte Dibra që kishte dal në ndihmë të sulmit dhe pasi e sheh edhe daljen e gabuar të “gardianit” mik, gjuan dhe barazon rezultatin Pas barazimit miqtë u munduan që të organizoheshin, por mbrojtja lezhjane ja doli që t’i zmbrapste që jashtë zone. Në të 68’ Besëlidhja organizoj një sulm të rrufeshëm, ku topin e kontrolloi Frroku. Ky i fundit u pengua në mënyrë të pa rregullt nga mbrojtja dibrane dhe gjyqtari akordoj një tjetër penallti për vendasit, të cilët këtë herë e gjuan Dibra dhe shënon, duke realizuar edhe dopietën e tij në këtë test miqësore. Me rezultatin 3-2 në favor te vendasve mbyllet ndeshja.

BESËLIDHJA-KORABI 3-2

Shënues: Bangoura 42’, Dibra 59’, 69′ (11-m) / O. Kamara (Autogol) 19’ , Prendi 34’

BESËLIDHJA: Demi, Ndreca, Dibra, Dore, I. Kamara, Hepaj, Bangoura, O. Kamara, Met’hasani, Frroku, Ajazi. (U aktivizuan edhe Voci, Gomez). Trajner: A. Pepaj

KORABI: Selaci, Osmanllari, Turhani, Hyseni, Osmani, Veliaj, Raza, Prendi, Kita, Mara, Hyka. (U aktivizuan edhe Prençi, Laço, Skuka, Muça, Zhuga, Koreshi). Trajner: J. Ahmataj

GJYQTARË: E. Hoxha, P. Simoni, E. Gjoka (Lezhë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *