Besa e Kavajës ka mposhtur Bylisin me rezultatin 2-0. Golat për vendasit i shënuan Mëllugja në minutën e 56-të dhe Thaçi në minutën e 84-ët. Humbja ndaj Besës rëndon situatën në kampin mallakastriot, pasi në katër ndeshjet e parë skuadra nga Ballshi ka grumbulluar katër pikë.
Me fitoren e sotme Besa shkon në shtatë pikë dhe kap kreun e renditjes. Në Grupin B, vihet re një ngjeshje e madhe ekipeve në kreun e tabelës, pasi katër skuadra: Besa, Oriku, Apolonia dhe Egantia ndajnë vendin e parë me nga shtatë pikë, ndërsa Tomori dhe Lushnja kanë nga gjashtë.
Besa Kavajë 2 – 0 Bylis
Shënues: Mëllugja 56′, Thaçi 84′