Që Besa e këtij sezoni do të jetë ndryshe, kjo është kuptuar me kohë, sepse më në fund klubi ka bërë afrime cilësore dhe organizimi i klubit është më serioz.
Sot skuadra kavajase ka nisur kampionatin me sfidën kundër Dinamos, duke fituar bindshëm 2-0. Aldo Dervishi, një ndër afrimet e verës, shënoi në minutën e 15-të, ndërsa i rikthyeri Meglid Mihani mbylli ndeshjen me golin e tij në minutën e 56-të.
Paraqitje shumë e mirë e Besës, që jep sinjale mjaft të mira, krejt ndryshe nga Dinamo. Skuadra e famshme tashmë është në koma dhe trajneri Igli Allmuça bën ç’të mundet me një ekip që prishet e ndërtohet çdo verë, me emra të panjohur e me financa mediokre. Për të ardhur keq.