Berluskoni: Sa e dhimbshme të shoh Ronaldon te Juventusi!

Një herë e një kohë goditje si ajo e Kristiano Ronaldos i bënte Milani i Silvio Berluskonit dhe meqë ra fjala, si sot para 10 vitesh Milani prezantonte Ronaldinjon.

Tani tifozët e Milanit shohin me dëshpërim çfarë ndodh në një futboll të çmendur, që vrapon me shpenzime marramendëse, ndërsa Milani ka mbetur pas, shumë pas, aq sa më shumë mendon për hallet si klub dhe gjetjen e një pronari serioz, sesa për futbollin e luajtur.

Mbërritja e Ronaldos te Juventusi ka dëshpëruar edhe ish-presidentin kuqezi Berluskoni, i cili në një intervistë për Il Giornale ka deklaruar: “Si milanist, efekti i blerjes së Ronaldos nga Juventusi është i tmerrshëm. Gjithsesi, mbërritja e një kampioni absolut si Kristiano në Serinë A është një lajm i mirë për gjithë futbollin italian. Për këtë arsye, përgëzoj Juventusin, drejtuesit dhe tifozët e saj”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online