Berluskoni gati t’i kthehet futbollit, jo shumë larg Milanos

Silvio Berluskoni nuk bën dot pa futbollin dhe një lajm i pabesueshëm vjen nga Italia, sepse ish-pronari i Milanit mund të rikthehet në drejtimin e një klubi. Nuk bëhet fjalë për Milanin, tepër i shtrenjtë për “Il Cavaliere”, i cili po bisedon me familjen Kolombo për blerjen e Monzas, klub nga qyteti i vogël pak minuta larg Milanos, që edhe në vitet ’90 kishte lidhje të forta me Milanin.

Me bisedimet po merret një tjetër personazh i njohur i botës kuqezi, Adriano Galiani, i cili ka qenë numri 2 i Milanit dhe njeriu me i besuar i Berluskonit në botën e futbollit. Galiani e ka nisur karrierën pikërisht te Monza, ndaj për të është edhe një çështje zemre.

Nëse realizohet kalimi i pronësisë, Monza do të kishte të njëjtën skemë si te Milani, me Berluskonin aksionar maxhorance dhe Galianin administrator i deleguar.

Monza ka vite në krizë të thellë për sa i përket futbollit dhe shpesh ka qenë në vështirësi financiare, ndaj kontakti me përfaqësuesit e Berluskonit ka qenë i mirëpritur dhe pronarët aktualë duan ta shesin klubin, duke mbajtur një pakice aksionesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *