Besart Berisha mund të quhet pa frikë mbreti i Australisë. Shënuesi më i mirë në historinë e kampionatit australian është kthyer një njeriun e trofeve, sepse para pak ditësh u shpall kampion me Melburn Viktori, në fund të një tjetër sezoni mbresëlënës, me shqiptarin që shkëlqeu në play-off.
Megjithatë, tashmë Melburn Viktori mund të humbasë yjet e saj, sepse shumë emra të njohur janë drejt largimit. Një prej tyre është pikërisht Berisha, lojtari simbol i Melburnit, që mban pezullim gjithë strategjitë e klubit.
2012?
2014?
2015?
2018? pic.twitter.com/492paUz8Ch— Hyundai A-League (@ALeague) May 5, 2018
32-vjeçari ka lënë të kuptohet se po sheh vërdallë dhe ofertat e çmendura që i kanë ardhur nga Kina tashmë duhen parë me prioritet, për të kapur kontratën e fundit të madhe në karrierë, pas triumfit total në Australi.
Berisha ka edhe një vit kontratë, por nëse do të kërkojë largimin, zor se Viktori do ta ndalë.