Në Serinë A nuk marrin licencën UEFA 6 klube, në Shqipëri i mbajmë sekret

Prej disa javësh Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur procesin e licencimit të klubeve që duan të luajnë në kupat e Europës, por natyrisht ka disa kritere që duhen plotësuar dhe nuk është e thjeshtë, sepse shumë pak klube kanë shanse të luajnë në Europë.
Vllaznia, për shembull, nuk lejohet të shkojë në kupat e Europës, edhe sikur të bënte namin këtë vit e ta mbyllte në 4-5 skuadrat e kreut.

Po ashtu, Flamurtari me shumë gjasa nuk do të licencohet, për borxhet e mbartura që klubi po i shlyen me urgjencë këto ditë.

Megjithatë, FSHF ka deklaruar se listën e klubeve që marrin apo jo licencë nuk do ta bëjë të ditur deri në fund të kampionatit, për të mos prishur garën. Një justifikim anormal, sepse një klub që e di që nuk shkon në Europë, e ka fare të thjeshtë të mos impenjohet më dhe ndihmon kë të ketë qejf.

Ndërkaq, nga Kosova na erdhi një leksion para pak kohësh, kur Agim Cana deklaroi se Vëllaznimi nuk do të merrte licencë për në kupat e Europës, edhe nëse fiton kupën.

Po ashtu, sot në Itali është publikuar lista e klubeve që kanë marrë licencën e UEFA-, me 14 klube që e kanë marrë dhe 6 të tillë që kanë mbetur pa licencë (Benevento, Chievo, Crotone, Cagliari, Spal, Verona).

Nëse të tjerët i publikojnë gjërat në mënyrë transparente, pse nuk mund të bëhet diçka e tillë edhe në Shqipëri? Ndoshta është më e thjeshtë që emrat të dalin në mënyrë sekrete nga FSHF nëpër gazeta, si zakonisht nuk dihet burimi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online