Futbollisti anglez, Adam Xhonson u dënua me gjashtë vite burg nga Gjykata për shkak të marrëdhënieve të tij intime me një 15-vjeçare. Xhonson u dencua dhe u arrestua menjëherë, duke kryer vetëm gjysmën e dënimit të paracaktuar (3 vite). Gjatë kësaj jave, ish-futbollisti i Mançester Sitit dhe Sandërlendit është liruar dhe është rikthyer në vilën e tij, që kushon 2 milionë paundë.
Flitet se shtëpia e tij ka një sallë “bowling”, 2 pishina të mëdha në kopshtin pas shtëpisë, si dhe një fushë të vogël futbolli, të rrethuar me rrjetë. Gjatë rikthimit në shtëpi pas tri viteve burg, motra e tij e ka pritur me zbukurime “Mirë se erdhe në shtëpi vëlla”, ndërsa mediat britanike kanë arritur të fotografojnë dhe momentin kur Xhonson është rikthyer me furgonin e tij të zi.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 vite nga ngjarja e rëndë, mediat anglez vazhdojnë të “kryqëzojnë” ish-futbollin e Sitit dhe Sandërlendit, duke e quajtur “lojtari i turpëruar” (Disgraced player).