Portieri i Realit të Madridit, Tibo Kurtua ka pësuar një rënie të formës në javët e fundit, madje dhe është ulur në stol nga trajneri Zidan, i cili i beson Kejlor Navasit. Megjithatë, te kombëtarja e Belgjikës, Kurtua është titullar absolut.
Në takimin e djeshëm kundër Rusisë, 26-vjeçari e nisi nga minuta e parë, por bëri një gafë të pafalshme. Sapo Belgjika kaloi në avantazh me anë të Tielemans, Kurtua i fal golin e barazimit rusëve, duke mos arritur të largojë një top dhe duke ia dorëzuar Çerishev, që me portën e boshatisur riktheu baraspeshën.
Pavarësisht kësaj gafe, Kurtua doli të mbrojë veten, duke thënë se është ende një nga portierët më të mirë në botë: “Jam një nga më të mirët në botë, por mediat spanjolle duan të më vrasin. Ndihem shumë i fortë, jam i qetë sepse e di potencialin tij. Stërvitem mirë dhe luaj mirë”, tha Kurtua për Mundo Deportivo.