“Berat Gjimshitit i shkonte shumë shiriti i kapitenit”! Lorik Cana: Shqipëria ime nuk pësonte kaq shumë gola, por nuk kishim këta sulmuesa atëherë

Shqipëria ka vetëm një kapiten të përjetshëm, Lorik Canën. Tifozët e kujtojnë ende si të jetë pjesë e Kombëtares tonë si futbollist, me shiritin në krahë, pavarësisht se ka vite që e ka lënë futbollin e luajtur. Por cili është mendimi i Lorik Canës për këtë Shqipëri të Silvinjos? Në një intervistë për “Këndi Sportiv” në “RTSH” me Eno Skarço, kapiteni, ai i përjetshmi, ka “bekuar” pasaardhësin e tij, atë të vërtetin, Berat Gjimshitin.

“Berati si kapiten? Jep gjithmonë siguri në mbrojtje, përveçse është një djalë i jashtëzakonshëm dhe një lojtar i jashtëzakonshëm. Mua më pëlqen, i shkon shumë shiriti i kapitenit Gjimshitit. Ndeshja kundër Çekisë na dha një ndjenjë të mirë për shkak të rezultatit që ne arritëm. Me këta lojtarë, Shqipëria mund të ketë ambicie. Kemi pasur fat edhe te shorti, ky është një nga shortet më të favorshme që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Kjo Shqipëri ndryshon nga ajo e imja. Në atë kohë, Shqipëria jonë ishte më e fortë në prapavijë, linte më pak hapësira, nuk i linte kaq shumë mundësi kundërshtarit për të goditur në portë dhe për të pësuar kaq shumë gola, kjo Shqipëri pëson më lehtë. Megjithatë një tjetër ndryshim është se ne nuk kemi pasur atëherë kaq shumë lojtarë të mirë në sulm, që mund të bënin gola nga distanca, që bënin diferencën në sulm dhe që ishin kaq të shpejtë në kundërsulme, kaq efikas”, tha Cana. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online