Emanuele Ndoj i surprizoi të gjithë me rikthimin e tij te Breshia, në një kohë kur të gjithë prisnin transferimin e tij në Tiranë. Mesfushori shqiptar po gjen formën e tij më të mirë dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Pizës. Lojtari 25-vjeçar ka folur për rikthimin e tij në klubin italian, ku tregon edhe ritmin e lartë të lojës që kërkon trajneri i ri. Sa i përket ftesës së Kombëtares, Ndoj shprehet se dëshiron së pari të kapë nivelin e tij më të lartë, por nuk e mohon se e pret një ftesë nga Reja.
“Kam ambicie dhe dëshirë. Jam kthyer pas tre viteve që kanë qenë të vështira për mua si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Kam një marrëdhënie të mirë me presidentin, që më njeh më mirë se kushdo tjetër. Më dha mundësinë të kthehem në atë që e konsideroj shtëpinë time dhe jam i lumtur.
Clotet kërkon një futboll fizik, intensiv, më kërkon të bëj presion lart, të mbrohem mirë. Është një lojë e vështirë, por po përgatitem ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme. Kombëtarja? Tani për tani unë thjesht po mendoj për të gjetur formën më të mirë të mundshme, atëherë do të shohim nëse do të vijnë më shumë. Të gjithë po shkojmë me dy mijë në orë dhe duam të fillojmë mirë. Nuk isha mësuar me këtë lloj futbolli, por tashmë po shohim rezultatet e para dhe kjo na jep besim.
Është viti i shtatë që jam këtu, i njoh të gjithë. Mjedisi është i njohur, është shtëpia ime e dytë. Për të filluar nga fillimi ishte vendi i përsosur. Bëra një kontratë që fillon nga pak, me bonuse që rriten në bazë të frekuentimit dhe performancës dhe ka gjithashtu bonus… një patentë. Është e drejtë. Gjithçka varet nga unë”, ka thënë Emanuele Ndoj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/